Lifestyle

Shpesh e harrojmë, psikiatri i njohur zbulon se çfarë nevojitet për lumturinë tuaj…

Edhe njerëzit e suksesshëm ka rastë që janë të pakënaqur. Psikiatri Nasser Gaemi beson se suksesi në vetvete është pengesa më e madhe për sukses. Në një intervistë për portalin Psychology Today, eksperti shpjegoi se njerëzit që bëhen shumë të suksesshëm në një fushë të caktuar, ndalojnë së përparuari dhe janë të pakënaqur dhe të paplotësuar. Siç shtoi ai, për të vazhduar përparimin dhe zhvillimin, është e nevojshme të ndryshojmë një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë çdo dhjetë vjet.

Mund të jetë një punë, një hobi apo diçka e ngjashme që mbulon një pjesë të madhe të jetës sonë. Siç theksoi ai, ndryshimi është diçka që mund të na sjellë një ndjenjë më të madhe të të qenit i shpërblyer dhe të na bëjë më të lumtur sesa kur jemi vazhdimisht në të njëjtin vend dhe bëjmë atë që jemi mësuar.

Duhet të ndryshoni atë që bëni apo si jetoni çdo dhjetë vjet. Nëse gjërat shkojnë keq, duhet të bëni një ndryshim domethënës pas pesë vitesh. Megjithatë, nëse jeni të kënaqur, për shembull me karrierën tuaj, koha për një ndryshim është maksimumi pas 15 vjetësh. Shumë shpesh mendojmë se duhet t’i ndryshojmë gjërat nëse nuk po shkojnë mirë ose nëse nuk kemi sukses në një farë mënyre. Është e vërtetë. Por ne nuk e kuptojmë se duhet të ndryshojmë diçka edhe kur arrijmë sukses.

Psikiatri shpjegon se ne nuk duhet të ndihemi të mbërthyer në një fushë, por se e vetmja mënyrë për të përparuar është duke u përballur vazhdimisht me sfida të reja. Ai shtoi se disa njerëz “ngecin” në fusha të caktuara sepse janë të suksesshëm dhe nuk mendojnë për faktin se mund të jenë edhe më të mirë në diçka tjetër.

Ndërkaq, njerëzit materialistë për shkak të dëshirës së çmendur për para humbasin dashurinë dhe kjo sigurisht nuk ju sjell atyre lumturi apo përmbushje. Thesari i tyre janë objektet materiale dhe nuk ushqejnë pasionet. Ata janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre ekonomike. Vuajnë nga varësitë. Hulumtimet tregojnë se kënaqësia në blerjen e gjërave të reja është definitivisht jetëshkurtër.