Lifestyle

E kush më mirë se ajo?! Mjekja 102-vjeçare tregon thelbin e lumturisë!

Qëllimi kryesor që kemi të gjithë në jetën tonë është të jemi të lumtur. Megjithëse ka teori që thonë se lumturia nuk ekziston, ka vetëm copëza lumturie, ka të tjerë që lumturinë e lidhin me një nocion të së shkuarës, ose mendojnë se “dikur ishim të lumtur”. Por, studiuesit e fushës kanë treguar se megjithatë ekziston një periudhë në të cilën njeriu arrin kulmin e lumturisë. Ata tregojnë se mosha që do të ndihemi më tepër të lumtur do të jetë ajo 33-vjeçare.

Rruga drejt lumturisë për disa është e vështirë që të gjendet dhe për këtë fajtor janë po ata vetë. Së fundmi një mjeke 102-vjeçare ka zbuluar se cili është thelbi i lumturisë për të. Dr.Gladys McGarey, mjeke dhe autore e “The Life Well Lived: A 102-Year-Old Doctor’s 6 Secrets to Health and Happiness at Any Age” thotë se:

Zakoni që më ka sjellë shëndet dhe lumturi ndër vite është aftësia për të ndërtuar gjërat nga e para, qoftë kjo një marrëdhënie, një rrugë karriere apo ndonjë projekt.

Në librin e saj, ajo vetë përqendrohet në të vetmen gjë që duhet të bëjmë për t’u ndjerë më të lumtur, por edhe për të qëndruar të shëndetshëm, të lëmë pas gjërat që nuk kanë më rëndësi dhe që na e shterojnë energjinë. Së fundmi një studim nga Universiteti i Harvardit ka treguar se cili është çelësi i lumturisë.

Sipas tij, sekreti qëndron në marrëdhëniet miqësore, familjare dhe romantike që ne kemi. Dr.Robert Waldinger, udhëheqësi i studimit, thekson se izolimi, nga ana tjetër, është “shkatërruesi i humorit”, ndërkohë që lidhjet personale krijojnë stimulim mendor dhe emocional dhe për këtë arsye janë përmirësues automatikë të humorit.