Showbiz

“Charlie’s Angels” bashkohen për një set fotografik

Ato janë engjëjt më të ri të Charlit të cilat do të debutojnë së shpejti në realizimin më të ri të këtij filmi ikonik.

Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska ditën e djeshme realizuan një set të ri fotografik në New York për të promovuar filmin më të ri të tyre.

Treshes së vajzave i’u bashkua edhe regjisorja Elizabeth Banks që gjithashtu është protagoniste në film në rolin e Bosley.