Celebrities Food & Drink Showbiz

Chrissy Teigen boton librin e saj më të ri!

Së fundmi Chrissy Teigen ka bërë një paraqitje shumë të bukur në emisionin ‘The Tonight Show’ me protagonist Jimmy Fallon. E gjitha kjo ka ndodhur pasi ajo ka përfunduar librin e saj të gatimit. Modelja i bëri fansat shumë kuriozë në lidhje me librin e saj të me recetat e gatimit.

Arsyeja kryesore se pse ajo ishte ftuar në ‘The Tonigt Show’ ishte libri i saj më i ri, i cili quhet ‘Cravings: All Together: Recipes To Love’. Dyshja diskutoi më shumë për recetat që janë në libër dhe Chrissy shpjegoi se ajo vendosi që të dhuronte diçka edhe për njerëzit të cilët janë abuzues me lëndët narkotike dhe pasi marihuana është legalizuar në shumë shtete. Receta për ta përbëhej kryesisht nga përzierja e ‘Gardetto’, e hedhur në një pite me pak gjalpë. Kjo ishte edhe një nga recetat që Jimmy e nxorri dhe ata më pas u tallën.

Chrissy po fliste shumë për librin, i cili tashmë është edhe një ndër më të shiturit në kategorinë e tij në ‘Amazon’. Autorja tha gjithashtu se ishte shumë gati për vitin e ardhshëm dhe se donte që libri i gatimit të ishte më argëtues, plot ngjyra dhe motivues për njerëzit. 35-vjeçarja tha:

Ky është i gjithë një ushqim për t’u ngrënë në divan. Kjo është gjithçka që dua.

Jimmy e pyeti nëse kishte një përbërës që nuk do të mund të gjendej kurrë në një nga librat e saj të gatimit.  Ajo ndërkohë u shpreh se duhej t’i vendoste gjërat që i pëlqejnë të gjithëve dhe jo vetëm asaj.

Ndërkohë që vlen për t’u përmendur se pak kohë më parë ajo humbi fëmijën e saj të tretë, Jack. Modelja e famshme dhe bashkëshorti John Legend e përjetuan shumë keq këtë ngjarje dhe vendosën ta ndanin me të gjithë botën. Pas këtij veprimi Chrissy mori një tjetër vendim drastik.

Ajo u shpreh nëpërmjet një fotoje në Instagram se nuk do të mbetej më kurrë shtatzënë. Mirëpo, situata vazhdon të mos bëhet e lehtë për Chrissy. Tani, Chrissy ka zbuluar se si e mban gjallë kujtimin e djalit të saj të ndjerë, duke treguar se si ajo dhe familja e saj, përfshirë fëmijët Luna dhe Miles, marrin me vete hirin e Jack-ut kur udhëtojnë.