Showbiz

Chrissy Teigen e postoi edhe pse e dinte çdo të shkruanin njerëzit për të…

Pak ditë më parë çifti i famshëm i artistëve, Chrissy Teigen dhe John Legend njoftuan humbjen e djalit të tyre në muajt e parë të shtatzënisë së modeles.

Edhe para se kjo fatkeqësi të ndodhte, Chrissy i shfrytëzoi platformat e saj sociale për të treguar më shumë mbi ditët të vështira të shtatzënisë. Për të treguar realitetin e jetës së saj por edhe për tju bërë krah të gjitha nënave që po kalojnë apo kanë kaluar të njejtën gjë.

Kur ajo zbuloi humbjen e fëmijës në Instagram dhe Twitter të gjithë shprehën simpatinë dhe ngushëllimet e tyre madje fansat i dërguan pa fund letra për t’i treguar që nuk është vetëm dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e tyre.

Të shumtë ishin edhe ata që nuk i kursyen kritikat dhe komentet negative që vërshuan në profilin e saj. “Pse nuk shkove në urgjencë?”, “Mos ndoshta e gjitha kjo është inskenuar për vëmendje?” “Nëse je vërtetë e mërzitur si mund të pozosh për foto në momente si këto?” -ishin disa nga komentet më të shumta në postimet e saj të ndjera.

Pak ditë para dështimit, Chrissy bëri një tjetër postim për të cilin u kritikua shumë nga ndjekësit. Ajo shfaqi në Instagram një foto ku gjendej në vaskë teksa vajza e saj Luna po e ndihmonte të lante flokët sepse e kishte të pamundur ta bënte vetë.

Edhe pse theksoi se uji në vaskë ishte i ngrohtë e jo i nxehtë (pasi kjo shton rrezikun për hemorragji gjatë shtatzënisë, apo djegien e vajzës së vogël) veprimi i saj u gjykua sërish si papërgjegjshmëri.

“Të dalësh publikisht duke treguar momentet e tua më të ndjera si nënë është diçka kurajoze” -shkruan Isabelle Oderberg gazetare dhe profesioniste e komunikimit, e cila për momentin po shkruan një libër rreth abortit, të titulluar “Hard To Bear”, i cili bazohet edhe te rrugëtimi i saj për t’u bërë nënë, gjatë të cilit dështoi shtatë fëmijë.

“Chrissy e dinte çfarë do të shkruanin njerzit për të por sërish vendosi të vazhdonte me postimet e saj dhe kjo meriton duartrokitje” -përfundon gazetarja në shkrimin e saj.