Celebrities Film & Tv Showbiz

Christy Carlson Romano shpjegon pse nuk iu lejua të bënte audicion për filmin “The Princess Diaries”…

Ish-ylli i “Disney Channel”, Christy Carlson Romano zbuloi se ajo kishte mundësinë për të luajtur në filmin “The Princess Diaries”, por përfundimisht e humbi rolin që ka luajtur aktorja Anne Hathaway. Në një video të re në YouTube, Christy tregoi se ishte përgatitur prej kohësh për audicionin, por producenti i serialit “Even Stevens” nuk e lejoi atë të shkonte. Ajo tha se:

Doja ta bëja këtë audicion. Nuk e di pse, por thjesht e dija se do të ishte një punë e mirë për mua. Ishte një mundësi e madhe për mua dhe për fat të keq, nuk e pata këtë shans.

Christy shpjegoi se ajo ishte në serialin “Even Stevens” në ditën kur duhej të ishte në audicion për filmin “The Princess Diaries” dhe ndryshimet e planeve të minutës së fundit, e detyruan atë të punonte jashtë orarit. Ajo tregon se:

Ishte pikërisht koha që unë të largohesha për të shkuar në audicion dhe producenti më thotë se, nuk kemi kohë që të shkosh në audicion sot. Nuk arrita të shkoja sepse atë ditë, duhej të filmonim jashtë orarit. Kjo ishte një mundësi e madhe për mua, por nuk u realizua.

Christy pranon se roli do të kishte ndikuar pozitivisht në karrierën e saj dhe do të ishte padyshim ikona e filmit, falë ngjashmërisë të saj me Annie. Ajo zbuloi se më herët kishte fituar kundër aktores Anne për një rol kryesor në shfaqjen “Broadway show Parade”. Por edhe pse të dyja aktoret konkuruan për role të ngjashme, çdo gjë shkon shumë mirë mes tyre. Christy shprehet se:

Ajo është e mahnitshme. Ishte kaq e bukur në filmin “The Princess Diaries”. Ajo padyshim që është një aktore e mahnitshme. Unë kam pasur disa herë kontakte me të dhe më ka lënë përshtypje pozitive.

Aktorja vijon:

Ka shumë rrugë të ndryshme që mund të ndiqni në jetën dhe karrierën tuaj. Vetëm sepse nuk e keni marrë atë shans që keni menduar se kishit nevojë për ta bërë, ju nuk duhet të dorëzoheni. Ju duhet të bëni shumë më shumë nga ajo që do të bënit nëse do e fitonit si mundësi. Asgjë nuk do t’ju ndalojë.