Celebrities Gossip Showbiz

“Ç’i bëri qeni im?”, Rozana Radi reagon ashpër ndaj ndjekëses në rrjete sociale

Rozana Radi njihet për karakterin e saj ekspresiv dhe që asnjëherë nuk ngurron të reagojë për çështje të caktuara. Së fundmi, duket se këngëtarja dhe prezantuesja është ‘cënuar’ nga një ndjekëse dhe nuk ka zgjedhur të qëndrojë pa reaguar.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një fotografi me qenushen e saj të re, të cilën e ka quajtur Lily dhe një ndjekëse ka komentuar:

Ngelët të gjitha beqaret me qen dhe me mace.

Kaq ka mjaftuar që Rozana t’i kthehet shumë ashpër në një Instastory ku kishte të vendosur komentin e ndjekëses.

Beqare mos je vet shpirt se un se mbaj mend sa shumë kohë ka kaluar kur kam qenë, por edhe po të isha ç’të hyn në xhep ty qeni, macja, ime… Ty kur të solli nëna në jetë çfarë të mësoj? T’i bësh llogarinë të tjerëve?! Pse jeni kështu moj aman! Gra që hanë gratë! Çfareë mllefi ke që rri në Insta e të del punë me punët e botës. Bëj palestër ose bëj diçka që të djersitesh se çliron energjitë negative, mos i nxirr këtu me emër dhe mbiemër, se ja tani për dreq do të marrin portale! Edhe po e hoqe ti i kam bërë foto unë dhe do ta hedh në story. Pse do të dështosh në daljen tënde të parë? Ose më mirë më dëgjo mua, hap një profil fallso dhe opaaaa bjeri të gjitha grave, qenve, maceve edhe zogjve po pate fuqi… Bjeri moj ç’të plasi se me adresë fallso do jesh. Ç’i bëri qeni im Anxhelinës, ose më mirë ta themi çfarë ka Anxhelina me gratë me qen, me gratë beqare, me gratë që bashkëjetojnë mbajnë dhe qen!!!!

Së fundi, kujtojmë se Rozana ka publikuar një fotografi ku dukej shumë ‘hot’ me trupore duke treguar kështu se e nisi sezonin e saj veror në Turqi. Këngëtarja ka kohë që nuk sjell më prodhime të reja muzikore, duke lënë kështu pas karrierën e saj.