Celebrities Gossip Showbiz

Çifti i njohur i gazetarëve pranojnë se vështirësitë në vitin 2023 i kanë detyruar të konsumojnë alkool më tepër!

Së fundmi gazetarja e njohur Amy Robach gjatë një episodi në podcastin “Amy & T.J” zbuloi më shumë detaje në lidhje me shqetësimin e saj për konsumimin e alkoolit gjatë vitit 2023. Ajo tregoi se konsumonte mbi 30 pije në javë. Amy u shpreh se:

Kjo është e turpshme për mua, nuk është ajo që do të doja të ishte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amy Robach (@ajrobach)

Bashkë prezantuesi dhe i dashuri i saj, T.J. Holmes, u përpoq ta ngushëllonte në një farë mënyre duke i thënë se:

Por ju nuk jeni vetëm në këtë situatë, ne thjesht e themi atë me zë të lartë.

Gjithashtu edhe Holmes rrëfeu për zakonet e tij të tepërta të konsumimit të alkoolit duke zbuluar se ai konsumonte rreth 18 pije në ditë në vitin 2023. Robach ia atribuoi konsumimin e shtuar të alkoolit pasojave të një skandali mashtrimi që çoi në shkarkimin e tyre nga “GMA3”, duke e përshkruar vitin 2023 si një “anomali” për të dy.

Unë nuk mendoj se kam shkuar ndonjëherë një vit të plotë ku pi çdo ditë dhe ky ishte viti 2023 për mua. 

Pavarësisht sasisë së konsiderueshme të alkoolit të konsumuar, Robach sqaroi se nuk bëhej fjalë për një gjendje të dehur, por për të pasur një gjendje të relaksuar mendore gjatë një viti mjaft sfidues dhe ankthioz. Holmes u ‘godit’ edhe në aspektin financiar.

Ne shpenzuam 2,869 dollarë vetëm për alkool në muajin e kaluar. Mendova se shifra do të ishte më e lartë, të jem i sinqertë me ju. 

Pas daljes së tyre nga ABC, Robach dhe Holmes shfaqën publikisht romancën e tyre, duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme.