Celebrities Showbiz

Çifti i njohur i showbiz-it së shpejti prindër për herë të parë!

Aktorja amerikane Grace Gummer dhe producenti fitues i Grammy-t, Mark Ronson, do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e kanë konfirmuar burime për Page Six. Ndërkohë, Grace tregoi barkun e saj të rrumbullakosur në festën e 50-vjetorit të W Magazine, e veshur me fustan portokalli. Çifti janë shumë të emocionuar dhe një burim tha se Ronson gjithmonë ka dashur të bëhet baba.

Mark Ronson është vëllai më i madh i stilistes Charlotte Ronson dhe muzikantes Samantha Ronson dhe ka vëllezër e motra të tjerë të famshëm, përfshirë aktoren Annabelle Dexter-Jones. Gummer, ndërkohë, është vajza e tri herë fitueses së ‘Oscari-it’, Meryl Streep dhe artistit Don Gummer.

Rikujtojmë, se “Page Six” raportoi në maj se dyshja ishin fejuar pas një lidhjeje të gjatë, teksa Grace mbante në gisht një unazë të madhe diamanti. Krijuesi i “Uptown Funk” i cili ka punuar me Amy Winehouse, Adele, Lady Gaga dhe Bruno Mars e shumë e shumë të tjerë konfirmoi fejesën muajin tjetër.

Kjo është martesa e dytë për të. Mark ishte i martuar me aktoren franceze Josephine de La Baume nga viti 2011 në 2018 dhe Grace nga ana tjetër ishte martuar me muzikantin Tay Strathairn për vetëm 42 ditë në 2019. Ronson po ashtu ishte fejuar më parë me aktoren Rashida Jones nga 2003 në 2004.