Love & Sex Showbiz

Dyshja e njohur e showbiz-it kurorëzojnë dashurinë me martesë këtë fundjavë!

Së fundmi, është bërë e ditur se Mark Ronson dhe aktorja Grace Gummer do të martohen në New York këtë fundjavë. Burimet thonë se dasma supozohej të ishte një çështje shumë më e madhe, por çifti e ngushtoi listën e të ftuarve tek miqtë dhe familja e ngushtë për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të COVID-19.

Mark Ronson është vëllai më i madh i stilistes Charlotte Ronson dhe muzikantes Samantha Ronson dhe ka vëllezër e motra të tjerë të famshëm, përfshirë aktoren Annabelle Dexter-Jones. Gummer, ndërkohë, është vajza e tri herë fitueses së ‘Oscari-it’, Meryl Streep dhe artistit Don Gummer.

Rikujtojmë, se “Page Six” raportoi në maj se dyshja ishin fejuar pas një lidhjeje të gjatë, teksa Grace mbante në gisht një unazë të madhe diamanti. Krijuesi i “Uptown Funk” i cili ka punuar me Amy Winehouse, Adele, Lady Gaga dhe Bruno Mars e shumë e shumë të tjerë konfirmoi fejesën muajin tjetër.

Kjo është martesa e dytë për të. Mark ishte i martuar me aktoren franceze Josephine de La Baume nga viti 2011 në 2018 dhe Grace nga ana tjetër ishte martuar me muzikantin Tay Strathairn për vetëm 42 ditë në 2019. Ronson po ashtu ishte fejuar më parë me aktoren Rashida Jones nga 2003 në 2004.