Celebrities Live From Tirana Showbiz

Cilët personazhe të famshëm kryesojnë këtë javë në “Social Top 5”?!

Me plot kuptimin e fjalës mund të themi se kjo javë ka qenë shumë e ngarkuar për të gjithë! Plot të reja nga VIP-at tanë shqiptarë që sigurisht ndikuan në rritjen e numrit të tyre të ndjekësve në rrjete sociale. Por edhe në botë duket që fokusi më i madh ka qenë tek zhvillimet më të fundit mes Kanye West, ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian dhe zyrtarizimit të lidhjes së kësaj të fundit me partnerin e ri, komedianin Pete Davidson.

Le të mos harrojmë dhe super koncertin e mbajtur nga Maluma në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë. Që sigurisht që fansat e tij në vendin tonë kanë qenë të shumtë dhe arritën të krijonin një atmosferë elektrizuese. Por për më shumë, zbuloni më poshtë se sa janë rritur fansat e VIP-ave në Instagram gjatë kësaj jave…

Personazhet shqiptarë:

5. Në vend të pestë për këtë javë qëndron Ronela Hajati. Këngëtarja po bën mjaft bujë me turin e saj dhe përgatitijen për Eurovizion. Ajo gjithashtu performoi në koncertin e Maluma-s. Këtë javë është rritur me 1 mijë ndjekës.

4. Dojna Mema sapo ka konfirmuar nëpërmjet një videoje kaq të ëmbël dhe emocionuese se është në pritje të një djali me partnerin e saj, kantautorin Vlashent Sata. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës.

3. Beatrix Ramosaj ndodhet në vend të tretë të “Social Top 5” për këtë javë. Këngëtarja ka fituar 8 mijë ndjekës.

2. Artisti Bardhyl Idrizi, apo siç njihet me emrin e tij të artit Bardhi, ka fituar 11 mijë ndjekës. Mesa duket bashkëpunimi me Elvana Gjatën dhe Dj Gimi-O ka bërë që të pëlqehet në rrjet nga fansat.

1.Në vend të parë renditet influencer-ja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sarah Berisha. Mesa duket të gjithë janë shumë kuriozë të mësojnë mbi jetën e saj pas daljes nga shtëpia dhe këtë e vërteton shifra prej plot 52 mijë ndjekësish që ajo ka fituar në Instagram.

Personazhet e huaj:

5. Në vend të pestë nga personazhet e huaj, për këtë javë renditet Maluma. Artisti ka fituar 100 mijë ndjekës.

4. Pas tij vjen Rita Ora, e cila ka fituar 300 mijë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram.

3. Reperi Kanye West, i cili është në qendër të vëmendjes për shkak se herë pas here vë ‘në shënjestër’ ish-partneren e tij Kim për shkak të marrëdhënies së saj të re me Pete Davidson, ka fituar 500 mijë ndjekës.

2. Rihanna, e cila padyshim na ka mahnitur me daljet e saj ku tregon plot stil barkun e rrumbullakur, ka shtuar 2 milion ndjekës.

1.Po ashtu edhe Kim Kardashian ka fituar 2 milion ndjekës dhe tanimë ka 292 milion fansa në Instagram.