Design

Çmimi më i lartë në histori për një vepër latino-amerikane, piktura e Frida Kahlo-s tanimë në ankand!

Një autoportret prekës nga Frida Kahlo që portretizon burrin e saj, Diego Rivera, në qendër të ballit të artistes, është i destinuar të thyejë një rekord dhe të bëhet vepra më e çmuar e Amerikës Latine në historinë e shitjeve publike. Është një pikturë e vitit 1949 e titulluar “Diego y yo” (Diego dhe unë) dhe shtëpia e ankandeve Sotheby’s, e cila do ta prezantojë në Londër më 22 dhe 25 tetor, e ka vlerësuar atë me 30 milionë dollarë.

Nëse shitet për atë shumë, do të thyejë rekordin e mbajtur nga burri tradhtar i piktores. Përveç çmimit marramendës, vepra ka një vlerë të paçmueshme sepse hedh dritë mbi artisten meksikane dhe marrëdhënien e saj të trazuar me Rivera-n. Kahlo e pa atë për herë të parë në 1922, kur ai ishte një artist mural me famë botërore dhe ishte 36 vjeç.

Ajo ishte vetëm 15 vjeçe, por u magjeps menjëherë prej tij. Ata u takuan përsëri në 1928 dhe vitin pasardhës u martuan. Kahlo dikur shkroi në një fletore:

“Unë kam pasur dy aksidente të mëdha në jetën time, njëra në një tramvaj që më goditi … tjetri ishte Diego”,-duke iu referuar aksidentit kur një autobus e goditi atë në moshën 18-vjeçare duke e lënë atë me lëndime të tmerrshme. Piktura “Diego y yo” u krijua gjatë një pike të errët gjatë martesës së tyre të dytë kur Rivera po tradhtonte piktoren Kahlo me shoqen dhe yllin e filmit María Félix.

Inteligjenca artificiale tashmë ka marrë një pozitë të fortë në jetën tonë. Rikujtojmë, se një artist nga San Francisco, Nathan Shipley, ka rikthyer fytyrat e njerëzve të famshëm në një tjetër dimension. Për shembull, ai tashmë ka ‘restauruar’ fytyrat e Mona Lisa apo Frida Kahlo-s.