Celebrities Gossip Showbiz

Conor McGregor nuk i del inati me Machine Gun Kelly, sapo i bëri një ftesë të papritur!

Trazirat mesa duket nuk do të kenë fund! Boksieri i famshëm Conor McGregor ka vendosur që të mos i japë fund me aq grindjes që pati me reperin Machine Gun Kelly-n. Ai është aq këmbëngulës saqë pas eventit të “MTV Video Music Awards 2021” ka vendosur që ta ftojë këngëtarin në ndeshjen e tij të ardhshme të vërtetë.

Kujtojmë se Conor McGregor ishte një nga të ftuarit special që vinte nga bota e sportit në “MTV Video Music Awards 2021”. 33-vjeçari është shprehur se:

Gjithçka është mirë. Ejani në ndeshjen e radhës. Ata janë më shumë se të mirëpritur. Ejani të më shihni teksa ndeshem në çdo kohë. Unë do të ndeshem, nuk ka problem.

Boksieri irlandez i ‘MMA’ ftoi hapur edhe reperin e njohur për hitin e tij ‘Papercuts’ dhe të dashurën e tij Megan Fox duke thënë se janë të mirëpritur dhe se do të ishte mjaft argëtuese nëse do të bashkoheshin. Ai shtoi gjithashtu se:

Të gjithë janë më se të mirëpritur të vijnë në luftimet e mia dhe të vijnë në shfaqje.

Çifti Baker dhe Fox gjithmonë kanë marrë pjesë rregullisht në ndeshjet e mëdha të ‘UFC’ e për më tepër ata kanë qenë të pranishëm edhe në ndeshjen e ‘UFC 264’ të McGregor me Dustin Poirier në muajin korrik. Boksieri dhe biznesmeni i njohur në të njëjtën kohë, është shprehur se:

Kështu që unë e njoh Megan. Nuk e njoh djalin. Nuk ka asnjë problem. Ejani në ndeshje. Nuk ka problem. 

Nuk u bë menjëherë e qartë se cila kishte qenë arsyeja e sherrit, por përfaqësuesi i McGregor mohoi që përleshja të kishte ndodhur pavarësisht dëshmive fotografike. Përfaqësuesi i boksierit të famshëm gjithashtu gjatë deklaratës së tij shtoi se:

Conor lufton vetëm me luftëtarët.

Rikujtojmë se Conor McGregor është shfaqur shumë më i qetë një natë pas grindjes. Ai është fotografuar me të dashurën duke darkuar dhe situata dukej krejtësisht ndryshe.