Botë e Çuditshme

Copëton 39 shalqinj për 1 minutë, atleti spanjoll futet në librin e rekordeve Guinness!

Një atlet spanjoll theu së fundmi rekordin Guinness kur me grushtin e tij theu 39 shalqinj për 1 minutë. Roberto Rodriguez vendosi rekordin gjatë emisionit në Itali, ‘Lo Show Dei Record’. Rodriguez e përdori grushtin e tij për të copëtuar shalqinjtë që po mbaheshin nga një sërë vullnetarësh.

Rikujtojmë se së fundmi, një burrë nga Kalifornia shënoi rekordin botëror Guinness duke ngrënë 10 speca djegës të njohur si më pikantët në botë në vetëm 33.15 sekonda. Gregory Foster përfundoi sfidën përvëluese në San Diego rreth nëntë muaj pasi fitoi një tjetër titull të rekordeve botërore Guinness.