Aktualitet Bota

Covid-19 dhe Omicron/ Gishti i “akuzës” po u drejtohet të pavaksinuarve.

Shumë shtete po rikthejnë masat drastike anticovid, për shkak të variantit të ri Omicron, por edhe për shkak të numrit të madh të qytetarëve të infektuar.  Ka një mobilizim të qeverive në botë që gishtin e përgjegjësisë së fundmi ta drejtojne tek personat e pavaksinuar.

Në Greqi kush është 60 vjeç e sipër dhe nuk vaksinohet deri më 16 janar do të paguaj 100 euro gjobë çdo muaj deri kur të vaksinohet.

Austria parashikon ndëshkime të rënda financiare deri në 7200 euro për të gjithë ata që nuk duan të vaksinohen. Ky vend është i pari në Europë që e ka bërë vaksinimin e detyrueshëm dhe si afat ka përcaktuar 1 Shkurtin.

Sakaq, Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se misioni i qeverisë së re është i qartë: “Duhet të vaksinohemi, do të ngremë një shtab krizash për këtë qëllim dhe kemi nevojë për kufizime të reja kontakti për të vëzhguar ecurinë e infektimeve”.

Britania e Madhe vendosi mbajtjen me detyrim te maskës në ambiente publike deri me datë 20 dhjetor.

Ndërkohe qeveria e kosovës, vendosi që të gjithë personat që përdorin transportin publik vitin e ardhsëem duhet të posedojnë çertifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër Covid-19.

Masat anti-Covid dhe vaksinimi me detyrim është pritur me protesta nga personat “No Vac” në shumë shtete Europiane. Nderkohë pjesa më e madhe e qytetarëve kanë pranuar të marrin dozat e vaksinës.