Tech

COVID-19, shpiken teknologji antibakteriale në sipërfaqet e objekteve

Pandemia ka sjellë ndërgjegjësim më të madh për sipërfaqet që preken nga shumë njerëz. Që me fillimin e saj, dy shpikje të krijuara prej vitesh për të luftuar mikrobet u bënë të shumëkërkuara.

Mjeku Brian Wind, shpikës dhe drejtues në kompaninë “Steri-Write” ka qenë i shqetësuar prej kohësh nga fakti që njerëzit përdorin të njëjtët stilolapsa në spitale dhe dhomat e pritjes për vizitat.

U jepet një stilolaps që e ka përdorur ndoshta çdo pacient tjetër i sëmurë .

Ai shpiku një pajisje që dizinfekton stilolapsat me rreze ultraviolet përpara se t’i marrin pacientët.

Shkatërron kodin gjenetik të bakterieve apo virusit… Stilolapsi i përdorur vendoset lart. Çdo anë e tij bombardohet me rreze. Paisja jep një stilolaps të pastër, si paisjet për letrat e duarve.

Pajisja iu nënshtrua provave klinike.

Konstatuan se është 99.9% efikase ndaj mikrobeve të zakonshme që gjenden tek instrumentat muzikore.

Dr. Wind shpreson që pajisja do të përdoret në shkolla, aeroporte dhe kudo ku përdoren stilolapsa.

Ndërkaq, Alex Horvath themelues dhe drejtues i kompanisë “CleanMotion” u përqëndrua tek një tjetër objekt që përhap mikrobet, dorezat e dyerve.

I shmangesha vazhdimisht prekjes së dorezave të dyerve, veçanërisht në tualetet e mbingarkuara.

Ndërsa studionte në Institutin Federal Zvicerian të Teknologjisë, ai shpiku një dorezë dere me bateri që dizinfektohet vetë pas çdo përdorimi.

Pasi ke përdorur dorezën, një unazë pastron të gjithë sipërfaqen e saj. Është me veti magnetike.

Unaza përmban një sfungjer antibakterial.

Me pandeminë, shpikësit po kërkojnë gjithnjë e më shumë për mënyrat se si njerëzit të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, por duke u ruajtur nga infeksionet.