Aktualitet

COVID19/ 25 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me Covid19 25 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 patientë.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,940 që nga fillimi i epidemisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 575 testime, 25 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 27 të shëruar në 24 orët e fundit

28 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 575 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në Bashkitë:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Dibër, Roskovec, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 patientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,940 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 575

Testime totale 2,018,525
Raste pozitive 332,711
Raste të shëruara 328,940
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 137
Fier 14
Vlorë 7
Durrës. 4
Gjirokastër 4
Berat. 3
Shkodër 2
Lezhë. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Dibër. 1