Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani na zbulojnë pak nga kënga e tyre e re!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Së fundmi, Dafi ka paralajmëruar se do të publikojë një duet me Yll Limanin. Kjo nuk është hera e parë që dyshja ‘bashkojnë forcat’ pasi 2 vite më parë, artistët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me ‘Mos shko’, ndaj ky projekt po pritet me padurim nga ndjekësit e tyre.

E teksa duket se jemi pak ditë larg nga publikimi i këngës së tyre, Ylli dhe Dafina kanë postuar në TikTok një video së bashku duke  na zbuluar pak nga kënga e tyre e re, e cila titullohet “Kaje”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Yll Limani nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte dhe vetëm pak më parë me anë të një video ku i gjithë publiku shfaqet duke kënduar refrenin e këngës ‘Marre’ në bashkëpunim me Elvanën, krahas na ka habitur duke zbuluar se e gjithë kjo ishte një dedikim, por cila është vajza fatlume nuk e dimë ende.