Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri provokon me postimin e fundit: “Ndonjëherë treni i gabuar të çon në stacionin e duhur!”

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

E jo vetëm në postimet si çift, por siç jemi mësuar tanimë Dafina ‘shkëlqen’ dhe në fotot ndonjëherë edhe paksa provokuese. Ashtu si ka qenë postimi i saj më i fundit ku ka ndarë me ne disa foto të sajat, por ajo që na e mori më tepër vëmendjen është dhe mbishkrimi. “Ndonjëherë treni i gabuar të çon në stacionin e duhur”, pra çfarë ka dashur Dafi të na thotë me këtë?

Postimet mes Dafit dhe Dj Geek nuk mungojnë duke na treguar vazhdimisht se së bashku kanë një kimi perfekte, ndaj nuk është çudi nëse çifti do të na surprizojë me ndonjë hap më të madh në lidhjen e tyre. Dyshimet lidhur me këtë na i ka shtuar dhe një postim i artistes në Instastory ku teksa ka marrë pjesë në një dasmë, në momentin ku vajzat mblidhen për të kapur lulet e nuses ka qenë pikërisht këngëtarja ajo që i ka kapur. ‘E radhës’, ka qenë mbishkrimi në videon që e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Epo, urojmë që të kemi një dasmë në horizont së shpejti!