Aktualitet

Dalin çmimet e reja për naftën, benzinën e gazin!

Në mbledhjen e sotme, Bordi i Transparencës vendosi që litri i naftës të mos kushtojë më shumë se 232 lekë, i benzinës 216, ndërsa gazi, 81 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi po sot, në orën 18.00 e pritet të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme kur të pasqyrohen ndryshimet në vlerat e shitjes.

Bordi i Transparencës në datë 21 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:  Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.