Celebrities Gossip Showbiz

“Big Brother VIP e fiton…”, Gazi flet pas eleminimit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Gazi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP pas televotimit të publikut, ku në nominim ishte së bashku me Julin, Eglën dhe Sarën. Ai e komentoi këtë në studio, duke u shprehur se e dinte që ishte momenti i tij për të lënë shtëpinë. Ndërkohë nuk munguan as komentet e dy opinionistëve.

Gazi: Për mua ishte kështu. Nuk doja të luaja këtë javë. I thashë Eglës që ajo duhet të ishte fituesja dhe doja që ajo të fitonte sot.

Ledion Liço: Pse zgjodhe të takohesh vetëm me Eglën, Meritonin, Romeon dhe Ilnisën?

Gazi: S’i kam qejf hipokrizitë. Të gjithë i dua. Po Merritonin e kam pasur dobësi. Romeo është sekuent. Egla është shumë e vërtet.

Gazi: Keni qenë shumë shumë të saktë. E them shumë sinqerisht.

Arbër Hajdari: Si strateg që je, kush e fiton Big Brother-in?

Gazi: Egla. Është lojtarja më e sofistikuar aty brenda.

Ndërkohë, lideri i cili zgjidhet çdo javë krijon të tjera dinamika. Sot janë bërë të tjera votime dhe me shumicë votash Rike Roçi është shpallur lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.  ‘Kokë më kokë’ me Vesën, Rikja arriti të triumfojë me një numër më të madh votash.