Showbiz

Daniel Craig dëmtohet në set, ndërpriten xhirimet e James Bond

Të gjithë e presin me padurim publikimin e serisë më të re të James Bond, pjesë e kolonës zanore të të cilit është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Duket se xhirimet janë shtyrë për pak kohë pas një incidenti në set ku protagonisti Daniel Craig ka dëmtuar kyçin e këmbës.

Pjesëtarët e stafit janë shprehur për “The Sun” se xhirimet e James Bond në Jamaica janë ndërprerë derisa aktori 51-vjeçar të rikuperohet.

Craig po përqipet që të xhirojë vetë të gjitha skenat e vështira ku i duhet të hidhet nga lartësi apo të kapërcejë barriera.