Celebrities Showbiz

Daniel Craig rrëfen se i pëlqen të shkojë në bare homoseksualësh!

Aktori i njohur Daniel Craig ka treguar së fundmi se ai gjithmonë ka preferuar të shkojë në bare homoseksualësh, sepse sipas tij është një mjedis “i sigurt” ku ai mund të shmangë grindjet. Ylli i filmave të “James Bond” and “Knives Out” shpjegoi zakonet e tij të të shkuarit nëpër bare gjatë një episodi të fundit të podkastit “Lunch With Bruce”, duke i thënë prezantuesit Bruce Bozzi, i cili është miku i Craig dhe ka qenë në bare homoseksualësh me të, se ai historikisht preferonte këto hapësira.

Unë kam shkuar në bare homoseksualësh për aq kohë sa më kujtohet. Një nga arsyet është sepse unë nuk futem në zënka në bare homoseksuale aq shpesh. Ishte sikur… Unë nuk dua të përfundoj duke ‘ngrënë’ ndonjë grusht. Dhe veprova kështu. Kjo do të ndodhte shpeshherë.

Por kishte edhe një përfitim tjetër për Craig kur është fjala për llojin e tij të barit të përzgjedhur. Jo vetëm që atmosfera ishte më e qetë, por ishte gjithashtu një vend i mirë për të që të takonte gra të interesuara, pasi ato ishin atje për arsye të ngjashme me të.

Do të ishte thjesht një vend i mirë për të shkuar. Të gjithë ishin shumë të qetë, të gjithë. Në të vërtetë nuk keni pse të deklaroni seksualitetin tuaj. Ishte ne rregull. Dhe ishte një vend shumë i sigurt për të qenë aty. Dhe unë mund të takoja vajza atje, sepse ka shumë vajza atje për të njëjtën arsye ashtu si dhe unë. Ishte një lloj motivi i fshehtë. 

Rikujtojmë se, së fundmi aktori Daniel Craig pasi ka portretizuar James Bond-in për 15 vjet ka shijuar një martini të fundit në nder të Agjentit 007, të martën në ‘The Tonight Show me yllin Jimmy Fallon. Aktori anglez 53-vjeçar  piu pijen karakteristike të personazhit të tij ndërkohë që përfundoi turneun e tij në shtyp për filmin e tij më të fundit të Bond  me titull ‘No Time To Die’. Daniel ngriti gotën e tij drejtuar publikut duke shënuar paraqitjen e tij të fundit në emisone dhe intervista si James Bond.