Bota

DASH-amerikanëve: Shmangini udhëtimet në 80% të vendeve në botë!

Departamenti amerikan i shtetit këshillon amerikanët që të shmangin udhëtimet në 80% të vendeve në të gjithë botën për shkak të pandemisë.  Sipas tyre pandemia vazhdon të përbëjë një rrezik të madh për të gjithë udhëtarët prandaj do të ishte vendimi i duhur që ata të shmangnin udhëtimet në këto vende.

Departamenti amerikan tha se vendimi i tij për të azhurnuar këshillat e udhëtimit ishte në përputhje me të dhënat e siguruara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe nuk nënkupton një rivlerësim të situatës aktuale shëndetësore në një vend të caktuar.

Masa shkaktoi një rritje të konsiderueshme të numrit të vendeve të përfshira në Nivelin 4, afërsisht 80% të vendeve në të gjithë botën. Vetëm tre vende në botë vlerësohen në nivelin më të ulët të katër niveleve të rrezikut, Macau, Tajvani dhe Zelanda e Re.

Edhe Antarktida është në nivelin dy ku kërkohet kujdes i shtuar ndërsa Mbretëria e Bashkuar është në nivelin tre me një paralajmërim shtesë për të treguar kujdes për shkak të rrezikut të terrorizmit. COVID-19 ka marrë më shumë se tre milion jetë në të gjithë botën dhe më shumë se gjysmë milioni prej tyre në SHBA.

Më shumë se 860 milion doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në 165 vende të botës dhe shumë vende ende po luftojnë për të të vënë nën kontroll virusin. Brazili ka regjistruar numrin e tretë më të lartë të të infektuarve në botë dhe me 368,749 numrin e dytë më të lartë të viktimave. Kanadaja ka raportuar një rritje të fundit të rasteve.

Ndërsa disa vende të tilla si Izraeli dhe Britania e Madhe është arritur vaksinimi të paktën me një dozë i pjesës më të madhe të popullsisë së tyre.