Rajoni

DASH konfirmon refuzimin për të lejuar në Amerikë disa afganë që ndodhen në Kosovë!

Disa afganëve të strehuar përkohësisht në Kosovë u është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nuk kaluan procesin e verifikimit. Për Radion Evropa e Lirë, këtë e konfirmoi një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

Ndërsa në kuadër të grupit OAW (Operacioni për mirëpritjen e aleatëve), shumicës së afganëve iu lejua hyrja në Shtetet e Bashkuara përmes procesit tonë të verifikimit, përfshirë shumicës së afganëve në Kosovë, një numër i vogël individësh që nuk e kaluan procesin. Ky shërben si shembull se sistemi po funksionon siç duhet. Departamenti e vlerëson me prioritet më të lartë sigurinë e popullit amerikan.

Zyrtari i cituar nuk u ndal në raste individuale apo për refuzime të reja të hyrjes në SHBA, por shtoi se “për aq kohë sa sistemi i verifikimit vazhdon të funksionojë do të ketë të tjerë individë të cilët përfundimisht nuk do të jenë në gjendje të zhvendosen në SHBA”.

Çfarë do të ndodhë me afganët, të cilëve u është refuzuar hyrja në SHBA?

Presim që afganët në kampin Liya në Bondsteel, ose të kalojnë procesin e verifikimit që do t’iu mundësojë udhëtimin për në SHBA brenda periudhës 365-ditore ose të zhvendosen në ndonjë shtet të tretë. Uashingtoni do të ndihmojë në kthimin e afganëve në Afganistan, nëse ata zgjedhin diçka të tillë.

Pasi talebanët rimorën pushtetin në Afganistan, në gusht të vitit të kaluar, SHBA-të nisën përpjekjet për largimin e afganëve, të cilët kishin punuar për Uashingtonin dhe vendet aleate, pasi ata e familjet, rrezikoheshin nga rikthimi i talebanëve.

Kosova u zotua të pranojë deri në 2 mijë shtetas afganë, deri në kohën kur t’iu përfundojnë procedurat ligjore për riatdhesim në SHBA dhe vende të tjera. Më shumë se 1 mijë e 300 afganë janë strehuar në Kosovë që nga gushti 2021, kur u nënshkruar marrëveshja 1-vjeçare mes Prishtinë-Uashington. Afganët në Kosovë, kryesisht ishin bashkëpunëtorë të SHBA-ve dhe NATO-s, gjatë pranisë së tyre në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021-shin.