Celebrities Gossip Showbiz

“Dashnia m’kthehet…”, Yll Limani zbulon pak nga kënga e tij e re!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Kanë kaluar vetëm 2 javë që nga publikimi i këngës së tij të fundit, që është një bashkëpunim me këngëtaren Dafina Zeqiri, i cili titullohet “Kaje”. E duket se për këtë verë Ylli do të sjellë disa projekte muzikore, pasi tashmë ka nisur xhirirmet e videoklipit të këngës së rradhës e këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve, ku na ka zbuluar edhe disa rreshta nga teksti i këngës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij nga përditshmëria. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku teksa ka ripostuar një Instastory të një fanseje të Dhurata Dorës ku kërkohej një bashkëpunim mes saj dhe Yllit, krahas këngëtari ka shkruar: “Do bënim diçka, po kjo patur plane të tjera’”.

E duket se këtë ‘ankesë’ të Yllit, artistja e ka marrë parasysh dhe e ka ftuar publikisht për një bashkëpunim.