Celebrities Live From Tirana

Dashuri në shtëpi dhe tension në punë?! Pakti që ka bërë Armand Peza dhe Marçela Lati për të qenë partnerë të denjë!

Sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte themeluesi i “Geraldina Sposa” Armand Peza. Së fundmi ka qarkulluar në rrjet lajmi se reperi i njohur Kanye West i ka vënë disa kushte ‘absurde’ të dashurës së tij, Bianca Censori. Ai e ka urdhëruar të mos flasë ‘kurrë’ në dalje publike dhe ka nxjerrë një sërë rregullash për të jetuar, duke përfshirë, ushqime specifike që mund të hajë dhe çfarë mund të veshë.

Ndërkaq, prej disa vitesh Peza është në një lidhje me Marçela Latin ku mbi të gjitha janë edhe partnerë në punë. A është Armandi xheloz dhe jo tolerant ndaj Marçelës?

Toleranca është një gjë që kultivohet. Siç unë nuk dua të ma kontrollojnë celularin ashtu edhe nuk e kontrolloj celularin e saj. Nuk ia kam kontrolluar asnjëherë. Jam natyrë që edhe sikur pas asaj dere të varet e ardhmja ime nuk do të përgjoja asnjëherë. As xheloz nuk jam fare, nuk kam edhe asnjë shkak pse të bëhem. Shoh vetëm dashuri dhe përkushtim ndaj meje. Është konsum fakti që ne punojmë bashkë, por është një pakt që kemi bërë. Halli i punës edhe mund të vi në shtëpi por hallet e shtëpisë nuk duhet të shkojnë kurrë në punë. Puna është si familje, normalisht që ka zënka dhe tensione por nuk kanë qenë aq madhore sa t’i reflektojmë. Nuk jemi të përsosur, por në rastin tonë shyqyr i kemi respektuar ekuilibrat. 

Nga fillimet e lidhjes, a kanë pasur çifti një listë me rregulla?

Unë dhe Marçela jemi njohur kur nuk ekzistonin telefonat. Akoma kam disa letra dashuria që m’i sillte në Itali. Ne shkruheshim por nuk flisnim dot pafund sepse vinin faturat e tmerrshme. Nuk ekzistonin disa aplikacione si në kohët e sotme dhe letrat i kemi akoma të ruajtura. Marçela studionte në Itali dhe unë mendoja që nëse do jemi bashkë dhe do të jetë nëna e fëmijëve të mi duhet të jetë e edukuar, e shkolluar. Doja ta shihja mirë e më mirë. Shkoja unë më shumë, e takoja derisa ajo vendosi të vi në Tiranë për studimet. Kam pasur shumë tolerancë. Kemi rregulla, jemi të hapur por jo të shqyer. Çdo familje ka rregullat e veta. 

A ka dyshja rrjete sociale të përbashkëta?

Marçela ka Instagram dhe Facebook. Unë nuk aksesohem te Instagrami i punës sepse jam gjaknxehtë dhe nuk dua të provokoj portalet.

Sfida më e madhe e çiftit?

Sfidat ndryshojnë kohë pas kohe, gjërat na kanë ardhur mbarë. Kurrë nuk më ka sjell probleme Marçela dhe është një vlerë e madhe e saj. Sfida e madhe është që po qëndrojmë bashkë, çdo gjë tjetër zgjidhet. E mira është mos të na humbas interesi për njëri-tjetrin. E dëshiroj të jem përgjithmonë me të.

A kalojnë kohë fundjavave Armandi dhe Marçela?

Ne jemi në intensitet pune dhe nuk kam fundjava të lira. Eventet kryesisht familjare bëhen në fundjavë dhe kjo është një ndjesë për Marçelën dhe fëmijët e mi. Jam shkaktar i prishjes së kësaj rutine.