Celebrities Gossip Showbiz

Dashuria e vërtetë për 2Ton është…

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Postimet nga jeta e tij e përditshme apo me njerëzit e dashur nuk janë aspak të shpeshta, megjithatë kur publikon diçka të tillë sigurohet të na ‘i bëjë sytë zemra’. Pak më parë, artisti ka ndarë një Instastory ku shfaqet krah mamasë së tij dhe ka shkruar:

Dashuri e vërtetë

Së fundmi, artisti nuk ka paralajmëruar vetëm një këngë, por për të gjithë ndjekësit e tij me anë të një Instastory ku shfaqej në studio ka zbuluar se do të sjellë një album. 

Edhe pse nuk na e kishte treguar kurrë, artisti duket se ka një pasion që nuk ka të bëjë aspak me muzikën por me sportin dhe është pikërisht boksi.