Celebrities Gossip Showbiz

2Ton na zbulon një pjesë nga kënga e tij më e fundit!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Së fundmi, artisti nuk ka paralajmëruar vetëm një këngë, por për të gjithë ndjekësit e tij me anë të një Instastory ku shfaqej në studio ka zbuluar se do të sjellë një album. E teksa ka qenë padyshim artisti më i angazhuar për këtë sezon veror vetëm pak më parë ai ka ndarë me ndjekësit një tjetër video ku na zbulon një pjesë nga kënga e tij më e fundit.

Edhe pse nuk na e kishte treguar kurrë, artisti duket se ka një pasion që nuk ka të bëjë aspak me muzikën por me sportin dhe është pikërisht boksi.