Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani emocionon me fjalët më të ëmbla për sukseset e mamasë së tij: “Krenar me ty!”

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Jeta e tij private gjithmonë është ruajtur në mënyrë hermetike, megjithatë artisti nuk na i kurse postimet që janë edhe më familjare. E kështu ka qenë dhe më i fundit ku këngëtari na ka emocionuar me fjalët e ëmbla për mamanë e tij e cila është një mësuese e nderuar. Teksa na ka treguar një foto të sajën ku mban një buqetë me lule në dorë, krahas Ylli ka shkruar:

Mam, urime përcjellja e gjeneratës! E di që nxënësit e tu nuk kanë për të të harruar kurrë edhe do të të kujtojnë gjithmonë si mësuesen më të mirë që kanë patur. Krenar me ty!  

Së fundmi, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se do të publikojë një duet me Yll Limanin. Kjo nuk është hera e parë që dyshja ‘bashkojnë forcat’ pasi 2 vite më parë, artistët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me ‘Mos shko’, ndaj ky projekt po pritet me padurim nga ndjekësit e tyre.