Celebrities Gossip Showbiz

Më i angazhuari për këtë sezon veror, 2Ton publikon projektin e tij më të ri në bashkëpunim me…

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Së fundmi, artisti nuk ka paralajmëruar vetëm një këngë, por për të gjithë ndjekësit e tij me anë të një Instastory ku shfaqej në studio ka zbuluar se do të sjellë një album. E teksa ka qenë padyshim artisti më i angazhuar për këtë sezon veror vetëm pak më parë ai ka ndarë me ndjekësit një tjetër surprizë dhe është një bashkëpunim me dy artistë të rinj, Nego dhe Tarto.

Në link-un më poshtë mund të dëgjoni ‘Criminal’.

Edhe pse nuk na e kishte treguar kurrë, artisti duket se ka një pasion që nuk ka të bëjë aspak me muzikën por me sportin dhe është pikërisht boksi.