Celebrities

Dasma madhështore e Rudina Dembacaj-t merr vëmendjen e të gjithëve!

Ditën e djeshme aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj ka zhvilluar ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja është martuar me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.

Në lidhje me dasmën e saj para pak ditësh vetë ajo postoi detajet nga ftesat e dasmave të cilat ishin me të vërtetë shumë të veçanta. Ceremonia e dasmës është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe për asnjë moment nuk kanë munguar fotot dhe video-t nga dasma.

Një dasëm madhështore me plot kuptimin e fjalës, me një arredim dhe dekor të mundësuar nga ‘Geraldina Sposa’. Disa nga të ftuarit në dasmën e aktores së humorit kanë qenë Visjan Ukcenaj, Amarda Toska, Arilena Ara, Aurela Gaçe, Jonida Shehu dhe shumë të tjerë.

Në asnjë moment Rudina nuk e ka fshehur dashurinë për partnerin e saj kjo pasi të shumta janë fotot që ajo poston në rrjetet sociale nën shoqërinë e tij. Kujtojmë se fejesa e çiftit erdhi një vit më herët, me një propozim të bërë në Kapadokia të Turqisë, detajet e së cilës, edhe asokohe aktorja i shpërndau në rrjete sociale dhe më pas në datë 1 Janar të vititn 2021 çifti vendosi të bënte celebrimin zyrtar pranë Bashkisë së Tiranës me Kryebashkiakun Erion Veliaj dhe që prej atëherë ishte lajmëruar edhe ceremonia e dasmës.

Kujtojmë gjithashtu se aktorja bukuroshe para pak kohësh ka bërë edhe një batutë në lidhje me dasmën ku është shprehur që ishalla s’po më bëhet ves, kjo pasi ajo ka qenë e martuar më parë me Aleksandër Varfaj-n. Raporti mes tyre duket se është akoma shumë i mirë pasi ata kanë edhe një vajzë me emrin Viktoria.

Duke qenë se aktorja është shumë e hapur me publikun ajo ka treguar edhe në lidhje me planet për zgjerimin e familjes me partnerin Mark Frroku-n. Kjo është një dëshirë sidomos e vajzës së saj, e cila kërkon një motër ose vëlla. Jo vetë kaq por edhe raporti që Rudina ka me fëmijët e Marku-t është jashtëzakonisht i mirë.

Do Mark's children live with you? Rudina Dembacaj gets angry and 'closes her mouth' to the commentator: Oh god what ... - Gossip