Celebrities Love & Sex Showbiz

Bëri ç’bëri atë që deshi mori, Rudina Dembacaj gati për ceremoninë martesore me Mark Frrokun!

Rudina Dembacaj ka folur gjithmonë për jetën e saj private në publik dhe nuk ngurron asnjëherë të tregojë momente nga jeta e saj me Markun. Shprehje dashurie, dedikime, dhurata dhe surpriza, nga Rudina pëherë ka surpriza. Siç e kishte lajmëruar dhe më herët, aktorja e humorit së fundmi ka vendosur për ceremoninë martesore, me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja, përmes një video në “Instastory”, ku tregon ftesën dërguar të ftuarve. Në të, tregohen të gjitha detajet e kësaj dite të veçantë për dyshen.

Vlen të theksohet se ceremonia do të zhvillohet më datë 1 tetor. Kujtojmë se fejesa erdhi një vit më herët, me një propozim të bërë në Kapadokia të Turqisë, detajet e së cilës, edhe asokohe aktorja i shpërndau në rrjete sociale.

Marku u ul në gjunjë duke i propozuar në mënyrën më tradicionale por shumë romantike Rudinës. Ka qenë pikërisht kjo e fundit e cila ka postuar fotot e momenteve më të bukura të propozimit që menjëherë kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Rikujtojmë, se ditën e lindjes së saj, Rudina vendosi ta festojë në brigjet e Kaprit së bashku me Markun. Fotot dhe videot e çiftit, çastet e tyre romantike ishin për tu patur zili teksa u shfaqen krah njëri tjetrit në ishullin italian. Pas gjithë këtij perfeksioni, moderatorja postoi një InstaStory ku tregoi se në këtë udhëtim bashkëshorti i saj nuk ishte vetëm me gruan por edhe me shokun e dashnoren.

Rudina Dembacaj ka folur gjithmonë ‘pa doreza’ për jetën e saj private. Duke nisur nga ndarja me ish-bashkëshortin Aleksandër Varfaj dhe duke filluar nga postimet e vazhdueshme për lidhjen e saj të re me Mark Frrokun. Aktorja e humorit ka treguar se edhe pse të ndarë dhe vazhdojnë rrugë të ndryshme, mund të ruajë marrëdhënie shumë të mira me ish-partnerin. E pyetur në “Ask me a question” në Instagram për sekretin e ruajtjes së një marrëdhënie kaq të mirë, Rudina ka treguar se si ka arritur ta bëjë këtë.