Celebrities Gossip Showbiz

“Dasmë e shpifur, e imponoje këtë qypin për çdo gjë”, Klea Huta publikon mesazhin e çuditshëm dhe ka diçka për të thënë!

Ditën e djeshme më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura.

E postimet nga kjo ngjarje kaq e veçantë për bukuroshen padyshim që po vazhdojnë, por sigurisht dhe komentet e ndjekësve nuk mund t’i ndalojë. Edhe pse shumica prej tyre në të tilla raste janë pozitive ka dhe disa prej tyre që kanë shumë nota negativiteti dhe mllefi. Pikërisht një rast i tillë i ka ndodhur Kleas, së cilës i ka ardhur një mesazh shumë i çuditshëm në llogarinë e saj në Instagram: “Çift shumë bosh. Sikur e imponoje këtë qypin për çdo gjë. Një dasmë e shpifur dhe shumë e stisur.”

E një reagim nuk ka munguar edhe nga ana e aktores:

Të drejtë ke moj motër. Nuk e ke idenë sa jemi lodhur duke u shtirur. Po rrofsh që e vure re se thashë çne. Duhej kjo duhej. 

Shumë të ftuar ishin personazhe të njohur që janë miq të ngushtë të producentit dhe aktores që kanë ndarë shumë momente të bukura nga festa dhe mënyrën si janë veshur ku padyshim dukeshin shumë të kuruar.

Shumë prej personazheve VIP të cilët mendohen se janë miq të mirë dhe kolegë të çiftit nuk ishin pjesë në dasmë. Përmendim këtu, artistet Çiljeta Xhilaga, Rezarta Shkurta, Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati, reperin Noizy. Nuk ishte prezente gjithashtu edhe Egli Tako, ish-partnerja e Olsi Bylykut, e cila është edhe një shoqe shumë e mirë e Kleas.