Sport

De Laurentiis i bashkohet Guardiolës: UEFA dhe FIFA po “vrasin” lojtarët!

Aurelio De Laurentis pajtohet me trajnerin e Manchester City-t Pep Guardiola, kur thotë se UEFA dhe FIFA po “vrasin” lojtarët.

Shkak është bërë kalendari shumë i ngjeshur me ndeshje që vënë në rrezik shëndetin e lojtarëve. Për të komplikuar sezonin, angazhimet me ekipet kombëtare shtohen gjithashtu dhe kështu, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Manchester City kundër Borussia Dortmund, e vlefshme për fazën çerekfinale, Pep hidhet në sulm:

“Ata janë qenie njerëzore, nuk janë makina”, tha Guardiola për gazetarët ditën e djeshme. “Ata kanë nevojë për pushim, UEFA dhe FIFA po dëmtojnë lojtarët”.

“Unë e di se disa prej tyre janë të trishtuar, sepse ata do të dëshironin t’i luanin të gjitha, por nuk është e mundur. Nëse doni të luftoni në të gjitha frontet, në atë që është sezoni më i shkurtër në histori, duhet të bëni disa rotacione. Lojtarët kanë nevojë për pushim, UEFA dhe FIFA po i vrasin, pasi që kur kemi filluar sezonin nuk kemi pasur kurrë një javë pushim “, deklaroi Guardiola.