Celebrities Live From Tirana Showbiz

Debatet, deklaratat e forta dhe momentet gazmore kanë ndikuar kështu në numrin e ndjekësve të banorëve të BBV3…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në Instagram duke shkuar nga 446 në 447 mijë. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila është rritur me 1200 ndjekës duke shkuar në 49.4 mijë.

Kalojmë tek një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 1.9 mijë ndjekësish dhe Meritoni me 4 mijë ndjekës më tepër. Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 3 mijë ndjekës duke shkuar në 119 mijë, teksa edhe ish-partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 330 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje siç ndodhi javën e kaluar. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 3 mijë ndjekës në Instagram.

Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 254 në 256 mijë. Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta ditët e fundit. Megjithatë, aktorja ka fituar plot 4.6K ndjekës në Instagramin e saj. Sa i përket një prej banoreve më të reja të shtëpisë, Julia Ilirjani, ajo ka fituar 573 ndjekës brenda kësaj jave.