Celebrities Showbiz

Dedikmi emocionues i Granit Xhakës për bashkëshorten në ditëlindjen e saj!

Ditën e djeshme bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka, Leonita, ka festuar ditëlindjen e saj. Ajo ka mbushur 30 vjeç dhe kjo ishte një festë e veçantë në familjen Xhaka, pasi futbollisti u sigurua që ta bënte të paharruar.

Graniti ka shpërndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për partneren e tij. Ai shkroi:

 Zemra ime! Je personi me zemrën më të mirë që kam takuar ndonjëherë. E meriton për çdo gjë të mrekullueshme që ka ndodhur në jetën tënde. Për një burrë me sukses gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme. Të dua përgjithmonë.

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka shënur një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e zhvilluar mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës. Ishte minuta e 18-të e ndeshjes, kur Xhaka doli para porte dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi 1-0. E teksa e gjithë skuadra e tifozët u ekzaltuan, në sy ra edhe mënyra interesante se si futbollisti e festoi këtë gol të shënuar.

Ai u pa duke bërë një gjest me pesë gishta mbi hundën e tij, që mund të duket i çuditshëm në pamje të parë, por për futbollistin ka shumë kuptim. Kjo pasi ai është një simbol që vajza e tij e vogël e bën me të atin dhe në shenjë dedikimi, Graniti vendosi që ta festojë golin e tij në këtë mënyrë.

Federata e Futbollit të Zvicrës e ka shpallur Granit Xhakën si lojtarin më të mirë të vitit 2022. Futbollisti ka pasur një vit fantastik me Arsenalin ku kryeson Premier League. Një arritje e madhe për futbollistin shqiptar, i cili është lider si për kombëtaren ashtu edhe për Arsenalin. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram Graniti ka shprehur mirënjohjen.