Sport

Nuk ka më dyshime, Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023!

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është shpallur futbollisti më i mirë zviceran për vitin 2023  në një ceremoni që u mbajt ditën e djeshme në qytetin e Bernit. Për të fituar këtë çmim Xhaka mposhti konkurrencën e Manuel Akanjit që pati gjithashtu një sezon fantastik me Manchester Cityn dhe Zeki Amdounit. Kujtojmë se Akanji fitoi edhe Champions Leaguen sezonin e kaluar përballë Interit në finalen e kompeticionit. Kjo ishte hera e tretë që Xhaka u shpall futbollisti më i mirë i Zvicrës, teksa për herë të parë këtë çmim e kishte fituar në vitin 2017.

Xhaka si kapiten i përfaqësueses së Zvicrës i udhëhoqi ata drejt kualifikimit në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani gjatë verës. Pas marrjes së çmimit Xhaka falenderoi fillimisht gruan e tij, duke thënë se pa përkrahjen e saj do të ishte e pamundur si dhe më pas pati disa fjalë edhe për bashkëlojtarët e tij.

Pa përkrahjen e gruas sime, që më përkrah shumë, do të ishte e pamundur. Ky është një shpërblim për punën që ne e bëjmë çdo ditë. Jam shumë i lumtur që e kam fituar sërish. Jam fitues sonte dhe do të punoj që të jem sërish këtu pas një viti.

Ndonëse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, Manuel Akanji shfrytëzoi rastin që përmes një videomesazhi ta urojë Xhakën për çmimin e fituar duke i thënë se mesfushori i Bayern Leverkusen e ka merituar plotësisht çmimin e dhënë.