Celebrities Gossip Showbiz

Sa vjeç mbush Granit Xhaka? Ja urimi i veçantë nga bashkëshortja për ditëlindjen e tij!

Sot është një ditë e veçantë për futbollistin shqiptar të Bayer Leverkusen, Granit Xhaka. Ylli nga Kosova feston sot 31-vjetorin e lindjes, dhe natyrisht nuk kanë munguar urimet e shumta, nga familjarët, miqtë, të afërmit por edhe fansat e tij.

Një urim të veçantë për Xhakën ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Leonita, e cila ka postuar një video të tyre nga dita e dasmës dhe shkruan:

Gëzuar Ditlindjen shpirti im. Të dua

 

Kujtojmë se Graniti dhe Leonita kurorëzuan martesën e tyre në vitin 2017 dhe janë prindër të dy vajzave.