Celebrities Sport

Granit Xhaka fiton çmimin, por vëmendjen e mori partnerja e tij…

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është shpallur futbollisti më i mirë zviceran për vitin 2023  në një ceremoni që u mbajt ditën e djeshme në qytetin e Bernit. Për të fituar këtë çmim Xhaka mposhti konkurrencën e Manuel Akanjit që pati gjithashtu një sezon fantastik me Manchester Cityn dhe Zeki Amdounit. Kujtojmë se Akanji fitoi edhe Champions Leaguen sezonin e kaluar përballë Interit në finalen e kompeticionit. Kjo ishte hera e tretë që Xhaka u shpall futbollisti më i mirë i Zvicrës, teksa për herë të parë këtë çmim e kishte fituar në vitin 2017. Federata Zvicerane e Futbollit ka “dekoruar” Granit Xhaka në kategorinë: “Lojtari më i mirë zviceran për vitin 2023”. Mesfushori me origjinë kosovare ia ka dalë të bëjë të tijin këtë trofe pas një sezoni fantastik me ngjyrat e Leverkusenit, shto këtu edhe gjysmën e parë të vitit me Arsenalin në Angli. Ndonëse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, Manuel Akanji shfrytëzoi rastin që përmes një videomesazhi ta urojë Xhakën për çmimin e fituar duke i thënë se mesfushori i Bayern Leverkusen e ka merituar plotësisht çmimin e dhënë.

Por ajo që ka tërhequr me tepër vëmendjen ka qenë partnerja e tij, Leonita Lekaj Xhaka. Ajo mbante të veshur një fustan të zi, i cili i tregonte linjat fantastike në tapetin e kuq. Madje edhe Graniti, falenderoi fillimisht gruan e tij pasi mori këtë çmim.