Aktualitet Politikë

Deklaratat e Greqisë kundër Shqipërisë për Belerin, Santos: Keqardhje! Nëse të gjithë do të bënin ashtu, bota do ishte e tmerrshme!

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, deklaroi nga Tirana se është e keqardhur nga deklaratat e Athinës zyrtare për Fredi Belerin

‘Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore nda duhet ët presim vendimin e gjykatës.

Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin.’- tha Santos në Tiranë.’- tha Santos.

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së Isabel Santos në një konferencë për mediat në Tiranë tha se BE do të ndjekë nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura.

‘Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet.’- tha Santos.

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, theksoi ndër të tjera se  Shqipëria duhet të vijojë Reformat demokratike.

Ndërkohë ndalur tek zhvillimet në Kuvend, Santos tha se duhet të ndërpriten debatet politike që nuk prodhojnë asgjë.

‘Vendi të mos ndalet në kryerjen e reformave  Nuk kemi arsye të ndaleni. Është mirë që mes faktorëve politikë është ndërtuar një konsensus mjaft i gjerë. Është mirë të ndërpriten debatet politike që nuk ndihmojnë asgjë. Ti vëmë fre qasjeve egoiste e të përqëndrohemi tek procesi i anëtarësimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve në vend.’- tha Santos.