Bota

Dekret i ri me masa anti-COVID në Itali

Në Itali sot hyri në fuqi një dekret i ri me masa anti-COVID, por nuk ka izolim total.

Kryebashkiakët lejohen të mbyllin rrugë e sheshe nëse krijohen grumbullime, gjithashtu shkollat do të qëndrojnë hapur me prani fizike të nxënësve. Po ashtu dhe restorantet deri në mesnatë por jo me më shumë se 6 vetë në tavolinë. Masat që hyjnë sot në fuqi zgjasin deri më 13 Nëntor në Itali. Kyeministri Giuseppe Conte tha se masat janë të nevojshme “për të shmangur izolimin e plotë”

11.05 raste të reja me koronavirus rregjistroi Italia të dielën, duke thyer rekordin prej 10.25 rastesh që ishte të shtunën . Italia ka qenë vendi më i goditur në Evropë në fillim të pandemisë, në muajin mars. Ajo ka regjistruar në total mbi 414.00 raste me koronavirus. Numri i viktimave në Itali është 36.500 – më i larti në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar.