Food & Drink Gossip

Del në treg uiski me shijen e sanduiçit të preferuar të Elvis Presley!

Së fundmi, një uiski me shijen e sanduiçit të preferuar të Elvis Presley ka dalë në tregun amerikan. “Grain & Barrel’s Elvis Whiskey” ka lançuar uiskin “Midnight Snack”, që ka shijen e gjalpit të kikirikut, bananes dhe proshutës. Ideja për këtë pije erdhi nga sanduiçi me këto përbërës që mbreti i muzikës Rock’ n’ Roll hante natën vonë.

“Elvis është një nga ikonat më të mëdha të kulturës së shekullit XX dhe vazhdon të frymëzojë njerëzit edhe sot, siç pamë nga suksesi i jashtëzakonshëm i filmit të tij biografik. Duke parë që po rritet popullariteti i uiskit me shije të ndryshme, vendosëm të prezantojmë uiskin me shijen e sanduiçit të preferuar të Elvis Presley”,-deklaroi themeluesi i “Grain & Barrel”, Matti Anttila.

Së fundmi një uiski japonez shumë i rrallë ka dalë në shitje për plot 50 000 dollarë. Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes distilerisë Karuizawa dhe artistit David Stanley Hewett, që kanë krijuar pijen e rrallë që quhet Acclaim. E mbyllur prej dy dekadash, kjo distileri është rikthyer me atë që e quan uiskin më të rrallë në botë.