Aktualitet

Del përgjigja, ISHP: Helmimi i qytetarëve në Krujë nga uji i pijshëm, zbulohet bakteri i rrezikshëm!

ISHP ka konstatuar se helmimi i mbi 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si pasojë e ujit duke e cilësuar si epidemi hidrikë nga ndotja sipërfaqësor e ujërave nga shiu. Për këtë ISHP bëri përgjegjës ujësjellësin se ka vepruar me vonesë për rastin dhe se ka kapur çrregullimet që i kanë ndodhur në depon kryesor.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothujashe shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji”, njofton ISHP.

“Kemi konstatuar në një pikë, por rezultate kanë ardhur pa ndërhyrjes që ka bërë vetë ujësjellësi i Krujës pas pastrimit dhe klorinimit. Kam bindjen se në ditët në vijim nuk do këtë probleme. Për aq kohë epidemi hidrike, përgjegjësia i bie ujësjellësit të Krujës, duhet të kishin qenë më të kujdesshëm që me turbullirën e parë të këtij shqetësimi. Autoritetet duhet të kishin vepruar më shpejtë. Ndotja ka qenë sipërfaqësore si rezultat i shirave, ka pasur çrregullime nga ujësjellësi”, tha Ulqinaku.

Drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta, në një deklaratë në lidhje me situatën për shkak të helmimit masiv të qytetarëve nga uji i pijshëm, bën me dije se fatmirësisht nuk ka patur raste të rënda.

“Simptomat janë dhimbje barku, diarre, të vjella, dhimbje koke dhe raste të rralla me temperaturë. Nuk kemi pasur raste të rënda, kanë marrë shërbimin dhe janë larguar. Aktualisht janë tre pacientë në urgjencë. Nga fillimi deri më sot (e diel- e enjte) janë rreth 500 persona, prej tyre 150 fëmijë dhe 350 të rritur. Këtu s’ka pasur fluks here tjetër”, tha ajo.
E pyetur se përse të hënën pasdite nuk pranoi që rasti ishte helmim masiv, ajo u shpreh se kjo nuk ishte hera e parë që njerëzit paraqiten me intoksikim, për të dyshuar se është i përhapur.

“Numri 30 ka qenë i mëngjesit të ditës së hënë në momentin që kemi marrë informacion në mbledhjen e mëngjesit kemi komunikuar për 30 raste të dyshuar sepse nuk është hera e parë që njerëzit paraqiten me intoksikim, që të mendosh se është i përhapur. Ditën e hënë në mëngjes kemi komunikuar me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për të informuar për këto raste”, theksoi Sheta.

Drejtoresha shtoi mes të tjerave se në spital është ofruar i gjithë shërbimi i nevojshëm për qytetarët dhe se stafi ka qenë 24 orë në gatishmëri.

“Spitali edhe pse i dëmtuar nga tërmeti nuk është i padisponueshëm, spitali i ka të gjitha shtretërit në dispozicion të kësaj gjëje që ndodhi. Të gjitha ambientet janë në dispozicion.  Desha të shtoj se shërbimi nuk i ka munguar askujt. Gjej rastin të falenderoj personelin që kanë ndenjur në këmbë 24 orë, pretendimet se spitali i Krujës nuk ka dhënë shërbim nuk qëndron sepse ata që e thonë, thjesht nuk e dinë si funksion urgjenca”, u shpreh Sheta.

Në orën 20:00 rinis furnizimi me ujë të për banorët e qytetit Krujë!Deri në një njoftim të dytë, uji do të përdoret për arsye sanitare, dhe jo për t’u pirë!