Showbiz

Demi Lovato flet pas ndarjes: “Kam mësuar ta dua veten më shumë…”

Demi Lovato e ka nisur vitin 2020 me një rikthim në muzikë dhe romancën e re me Max Ehrich, e cila përfundoi në shtator, pothuajse aq shpejt sa filloi.

Demi Lovato më në fund ka folur haptas pas ndarjes së bujshme nga Max Ehrich, në një intervistë për “Today With Hoda & Jenna”.

Tre muaj pasi deklaruan fejesën, Demi Lovato dhe Max Ehrich bënë të ditur se janë ndarë, madje më pas kishte edhe disa akuza.

Ish-partneri e akuzoi atë se po e përdorte për PR personal, por këngëtarja më në fund ka disa fjalë për këtë lidhje të dështuar.

Ky vit ka qenë një ulje-ngritje kaq e madhe. Sinqerisht, unë dua të them se për mua, fillimi i vitit ishte në një trajektore për të pasur një karrierë në ngritje dhe po planifikoja rikthimin tim”, deklaron Demi.

28 -vjeçarja shtoi: “Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se sa jam mirë me veten time dhe e dua veten. Vetëm këtë vit fillova të eksploroja gjërat që i sjellin gëzim jetës sime në pak mënyra”.