Gossip Showbiz

Demi Lovato: “Nuk i dihet, ndoshta një ditë identifikohem si trans…”

Së fundmi, këngëtarja e njohur Demi Lovato treguar se ndarja nga ish-i fejuari i saj Max Ehrich ka qenë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë. Demi thotë se tashmë është bërë më e sigurt në vetëvete që kur u nda nga ai. Artistja 29-vjeçare, gjithashtu ka dhënë deklaratën e bujshme se pandemia kishte të bënte me të, sepse në fillim të izolimit global, nisi të identifikohej si jo binare. Sidoqoftë, kjo gjë ndodhi kur situata mes saj dhe Max prej kohësh kishte filluar të kishte probleme.

Pastaj takova dikë dhe hyra në këtë marrëdhënie dhe kjo ishte e mrekullueshme, por më bëri të injoroja të gjitha pjesët e vetes që nuk mendoja se ishin të pranueshme për partnerin tim në atë kohë, i cili u bë i fejuari im. Duke parë pas, përfundimi i asaj marrëdhënie ishte në të vërtetë ndoshta gjëja më e mirë që më ka ndodhur, për shkak të asaj që më solli brenda vetes.

Sipas këngëtares, ajo ishte në gjendje të qëndronte në këmbët e veta pas ndarjes, pa pasur nevojë për dikë tjetër që t’i vërtetonte diçka ose ta bënte të ndihej e pranuar. Lovato rrëfeu se filloi të identifikohej si jo binare pas ndarjes, duke e pranuar përballë miqve dhe familjes në fund të vitit të kaluar. Përfundimi i lidhjes me Ehrich ishte shtytja e fundit që i duhej Demi-t.

Ishte shpërbërja e të gjitha gjërave që më kishin penguar të identifikohesha si personi që jam sot. Mund të vijë një kohë kur unë të identifikohem si trans. Unë nuk e di se si duket kjo për mua. Mund të identifikohem edhe si jo binare gjatë gjithë jetës sime. Ose ndoshta mund të ketë një kohë kur të plakem që të identifikohem si një grua.