Celebrities Showbiz

Dhurata Dora merr surprizën më të bukur nga…

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Pak kohë më parë, këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Sa m’ke mungu’, një këngë padyshim dashurie.

Pak minuta më parë bukuroshja ka postuar në Instastory disa video, duke treguar se është befasuar nga një surprizë, sapo ka arritur ne Zyrih. Ndryshe nga çfarë mund të mendojmë, këtë surprizë Dhurata e ka marrë nga vetë ndjekësit e saj. Nga disa video të postuara nga vetë Dhurata, duket se dhoma e hotelit ku do të qëndrojë ajo ishte e mbushur me tullumbace dhe foto të saj me fanset e saj. Në këtë video këngëtarja është shprehur se ndihet shumë e prekur dhe i do shumë ‘Dorators’-at.

 

 

Ndërkohë është përfolur gjithashtu për një bashkëpunim mes Dhurata Dorës dhe Ledri Vulës. Gjithçka që dihet për këngën, sipas këtyre burimeve është se ata e kishin planifikuar me kohë këtë bashkëpunim, por planet janë shtyrë falë pandemisë. Ende nuk dihet një datë publikimi, zhanri apo titulli i duetit, megjithatë ne jemi në pritje për konfirmimin dhe detajet e vetë artistëve.

Nëse realizohet, ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dyshes, pasi ata nuk kanë realizuar projekte muzikore më para në karrierën e tyre. Ledri dhe Dhurata përpos miqësisë si artistë kanë edhe një lidhje tjetër mes tyre, pasi partnerja e reperit është shoqe e ngushtë me këngëtaren prej vitesh dhe atë shpesh e kemi parë edhe në festat familjare të çiftit. Dhurata gjithashtu poston shpesh foto me vajzën e tyre, Poem Blu duke treguar marrëdhënien tepër të afërt me ta.