Celebrities Gossip Showbiz

Dhurata Dora sapo na konfirmoi se do të vijë me një…

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.  E duket se së shpejti do të kemi një surprizë nga Dhurata.

Artistja e njohur pak më parë me anë të një bisede ‘online’ me ndjekësit e saj, teksa ka vendosur t’ju përgjigjet disa pyetjeve që ndjekësit kanë për të dhe një ndër to ishte nëse bukuroshja do të lançojë ndonjë baladë dhe përgjigja e saj ishte padyshim që po.

Po si joooo

Epo, koha e dimrit është perfekte për të tilla këngë ndaj mezi po presim ‘dhuratën’ e Dhuratës…

Ndërkohë është përfolur gjithashtu për një bashkëpunim mes Dhurata Dorës dhe Ledri Vulës. Gjithçka që dihet për këngën, sipas këtyre burimeve është se ata e kishin planifikuar me kohë këtë bashkëpunim, por planet janë shtyrë falë pandemisë. Ende nuk dihet një datë publikimi, zhanri apo titulli i duetit, megjithatë ne jemi në pritje për konfirmimin dhe detajet e vetë artistëve.

Nëse realizohet, ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dyshes, pasi ata nuk kanë realizuar projekte muzikore më para në karrierën e tyre. Ledri dhe Dhurata përpos miqësisë si artistë kanë edhe një lidhje tjetër mes tyre, pasi partnerja e reperit është shoqe e ngushtë me këngëtaren prej vitesh dhe atë shpesh e kemi parë edhe në festat familjare të çiftit. Dhurata gjithashtu poston shpesh foto me vajzën e tyre, Poem Blu duke treguar marrëdhënien tepër të afërt me ta.