Aktualitet

Digjet një banesë 2-katëshe në Memaliaj, nuk ka të lënduar!

Zjarr në një ndërtesë dykatëshe në Memaliaj, digjen gjashtë apartamente, tre prej tyre plotësisht. Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, në lagjen nr.3 të qytetit jugor. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

Të gjithë banorët u evakuan në kohë dhe 30 zjarrfikës të Memaliajt të mbështetur nga të Gjirokastrës punuan për rreth dy orë e gjysmë derisa lokalizuan dhe shuan flakët në katin e dytë të objektit.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një pajisje për ngrohje e lënë në prizë. Flakëve iu shpëtuan 10 apartamente.