Showbiz

Diplo: “Vajzat nga Kosova po pushtojnë botën”

Dj dhe producenti me famë botërore Diplo ka vlerësuar artistet nga Kosova.

Me anë të një postimi të bërë ditën e djeshme pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, Diplo ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me Era Istrefin.

Në përshkrimin e fotos, ai shkruan se vajzat nga Kosova po pushtojnë botën, duke nënkuptuar Era Istrefin dhe artiste të tjera që po shndërrohen në yje në industrinë e muzikës.

Sigurisht Era nuk ka lënë pa e shpërndarë këtë foto në historinë e Instagramit për t’i treguar të gjithëve veprimin e Diplos.